Botë

Zyrtarët amerikanë: Rusia synon ta marrë nën kontroll pjesën lindore të Ukrainës deri më 9 maj

Rusia ka ndërruar strategjinë e saj në Ukrainë, ndërsa tash po përqendrohet që të marrë nën kontroll rajonin e Donbasit dhe rajonet tjera në lindje të Ukrainës, ndërsa synon ta arrijë këtë deri në fillim të janarit, thuhet nga disa zyrtarë amerikanë që kanë njohuri në raportet e fundit të inteligjencës amerikane, njofton CNN.

Forcat ruse nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë nën kontroll zonat ku kanë qenë duke luftuar. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është nën presion për të demonstruar një fitore, dhe lindja e Ukrainës është vendi ku mund ta arrijë këtë më shpejt, thonë zyrtarët. Sipas inteligjencës amerikane Putini është i përqendruar më 9 maj, “Ditën e Fitores” së Rusisë.

Kjo ditë është festë në Rusi, pasi shënon ditën e dorëzimit të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zyrtarët amerikanë thonë se Putini dëshiron të paraqesë një fitore tjetër në këtë ditë.

“Putini do të ketë një paradë fitoreje më 9 maj, pavarësisht statusit të luftës apo bisedimeve për paqe”, ka thënë një zyrtar.