Botë

Bideni paralajmëron luftë të gjatë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka paralajmëruar se lufta aktuale në Ukrainë nuk do të përfundojë shpejt, në një fjalim në kryeqytetin polak, Varshavë, të shtunën, shkruan Sky News.

“Lufta aktuale në Ukrainë nuk do të përfundojë shpejt. Kjo betejë nuk do të fitohet as me ditë, as me muaj. Njerëzit duhet të jenë të fortë për një luftë të gjatë përpara”, ka thënë Bideni.

“Pretendimi i Putinit për të denazifikuar Ukrainën është i turpshëm. NATO-ja është aleancë mbrojtëse dhe kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e Rusisë”, ka deklaruar i pari i SHBA-së.

Mesazhi i tij për popullin e Ukrainës ishte i qartë: “Ne qëndrojmë me ju. Pikë”.