Botë

Bideni viziton sot refugjatët ukrainas

Descriptive Text

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të bëjë të shtunën ndalesën e tij të fundit nga udhëtimi disa ditor në Evropë, duke vizituar refugjatët ukrainas në kufirin Poloni-Ukrainë.

Bideni ka arritur të premten në Poloni, ndërkohë që gjatë ditës së shtunë do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin polak, Andrzej Duda, raporton CNN.

Gjatë takimit, të dy presidentët do të diskutojnë se si SHBA-ja dhe aleatët e saj po i përgjigjen krizës me refugjatë si rezultat i luftës ruse në Ukrainë.

Para se të kthehet në Washington, Bideni do të mbajë gjithashtu një fjalim.

Lëvizja shumëditore e Bidenit nëpër Evropë filloi në Bruksel, ku ai bisedoi me aleatët kryesorë të SHBA-së për përgjigjen globale ndaj luftës. Udhëtimi do të përfundojë në një vend në kufi me Ukrainën, ku çështjet e sigurisë rajonale dhe kriza humanitare në zhvillim do të jenë në qendër.

Vizita në fqinjin perëndimor të Ukrainës vjen pasi Polonia, në disa fronte, i ka kërkuar SHBA-së të bëjë më shumë në luftë.

Ndërkohë, gjatë samiteve të parakohshme në Bruksel, Bideni njoftoi sanksione të reja kundër anëtarëve të parlamentit rus, zbuloi qëllimin e SHBA-së për të pranuar 100,000 refugjatë që po largoheshin nga Ukraina, dhe u konsultua me liderët se si do të përgjigjet bota nëse Rusia përdorë armë kimike, biologjike ose bërthamore gjatë luftës.

Të premten, Biden njoftoi gjithashtu një nismë të re që synon të privojë presidentin rus, Vladimir Putin nga fitimet evropiane të energjisë, që Bideni thotë se përdoren për të nxitur luftën e Rusisë në Ukrainë.