Botë

“Diskutim i qartë dhe i sinqertë”, Johnson pas telefonatës me presidentin kinez

Kryeministri britanik Boris Johnson ka pasur diskutim të qartë dhe të sinqertë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, për situatën në Ukrainë, ka konfirmuar qeveria e Britanisë.

Sipas njoftimit, të dy udhëheqësit folën për një orë së bashku në telefon, shkruan BBC.

“Udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët – përfshirë situatën në Ukrainë”, shtoi njoftimi.

Biseda ndodhi pasi udhëheqësit e NATO-s i kërkuan Kinës që të përmbahet nga mbështetja për Rusinë dhe të përmbahet nga çdo veprim që do ta ndihmonte atë të shmangte sanksionet.