Botë

Bideni ushtarëve amerikanë në Poloni: Jeni më të mirët në botë

Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar trupat ushtarake të stacionuara afër kufirit Poloni-Ukrainë të premten dhe ka thënë se ata janë ushtarët më të mirë në botë.

Ushtarët amerikanë në Poloni po u ndihmojnë miliona refugjatëve ukrainas që po ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të pushtimit rus.

Ndalja e parë e Bidenit ishte për drekë në një qendër të caktuar për ushtarët. Amerikanët po shërbejnë krahas trupave polake.

Atyre ua ka treguar një rrëfim për vizitën e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, kur ishte në Bagdad.

“Ju jeni forca më e mirë luftarake në botë dhe kjo s’është hiperbolë”, u ka thënë ai ushtarëve para se të ulej me një grup prej tyre për të ngrënë pica.

Bideni do të qëndrojë në Poloni edhe të shtunën për bisedë me kreun polak, Andrzej Duda.