Botë

Erdogan: Ukraina dhe Rusia kanë arritur mirëkuptim në disa çështje

Descriptive Text

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të premten se Ukraina dhe Rusia duket të kenë arritur “një mirëkuptim” në katër prej gjashtë çështjeve të mosmarrëveshjeve të diskutuara gjatë negociatave, raporton CNN.

Ai ka folur para gazetarëve para se të kthehej nga samiti i NATO-s në Bruksel. Erdogan ka thënë se do të flasë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, të premten dhe me presidentin rus Vladimir Putinin gjatë fundjavës ose në ditët e para të javës së ardhshme.

“Janë gjatë tema të negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë, duket se ka një mirëkuptim mes tyre për katër tema. Fillimisht Ukraina lidhej me këtë, por më vonë Zelensky filloi të shprehte se mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. Tjetër çështje është pranimi i rusishtes si gjuhë zyrtare. Zelensky po ashtu e pranoi këtë. Gjuha ruse flitet pothuaj kudo në Ukrainë. Nuk ka problem as në këtë pikë”, ka thënë Erdogani.

Erdogani shtoi se komentet e Zelenskyt për nevojën e një referendumi për kompromise me Rusinë ishin "udhëheqje e zgjuar". Zelensky tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi.

Ai tha se përdorimi i armëve të shkatërrimit masiv përbën krim kundër njerëzimit.