Botë

Vajza 17-muajshe vdiq pasi u sulmua nga qeni i shtëpisë në Londër

Një vajzë 17-muajshe ka vdekur pasi u sulmua nga një qen në shtëpinë e saj, raporton të martën BBC.

Bella vdiq në spital, ka thënë policia britanike. Policët kanë thënë se familja e kishte blerë qenin, i cili u vra nga policia, një javë më parë dhe do të testohej të zbulohej nëse ishte racë e paligjshme për t’u mbajtur.

Ata kanë thënë se do të provojnë të identifikojnë pronarët e mëparshëm të qenit si pjesë e hetimit.

Një nga fqinjët e familjes ka thënë se prindërit e vajzës ishin “histerikë”.

“Ne erdhëm nga shkolla dhe dëgjuam ulërimën. Vrapova për të ndihmuar dhe fillova CPR derisa mjekët erdhën aty”, ka thënë ajo.

Një tjetër tregoi se pa 10 automjete policësh që arritën aty dhe që e nxorën qenin jashtë. Ai tha se nuk e pa mirë qenin, por mendon se ka qenë pit bull.