Botë

Britania ia dha Ukrainës mbi 4000 sisteme raketore antitank

Descriptive Text

Mbretëria e Bashkuar u ka ofruar forcave ukrainase më shumë se 4000 sisteme raketore antitank për t’u ndihmuar në “rezistencën e tyre kundër agresionit rus”, ka thënë të martën Ministria e Mbrojtjes, raporton BBC.

Ministria ka thënë se ato që u dërguan janë NLAW (armë të lehta antitank të gjeneratës së ardhshme).

Ministria iu referua edhe një videoje që përshkruan si “propagandë ruse”, e që duket se i referohet pamjeve të publikuara nga mashtrues rusë që e pyetën sekretarin britanik Ben Wallace për një program të supozuar të armëve bërthamore për Ukrainës, dhe dukej se sugjeronte se Britania po shteronte nga armët.

Ministria britanike ka thënë se Britania ka “mjaftueshëm sisteme armësh për ta mbrojtur edhe sigurinë kombëtare të Britanisë dhe ta ruajë përkushtimin në NATO”.

“Njerëzit duhet të jenë shumë skeptikë për raportimet dhe pranimin e saj si reale, çdo pjesë të kësaj doktrine videosh ruse”.