Një gjykatë ruse ka dhënë urdhër të hënën (21 mars) që rrjetet sociale perëndimore, Facebook dhe Instagram, të shpallen “organizata ekstremiste”, raportoi TheGuardian.
Në arsyetimin e Rusisë thuhet se këto dy kompani, pjesë e META-s, kanë kryer aktivitet ekstremist.
Nji iniciativë e tillë ka nisur më 11 mars, ku prokurorët rusë propozuan që Meta Platforms të shpallej organizatë ekstremiste. Rusia ditë më parë e ka bllokuar edhe përdorimin e Twitterit.
-
21 mars 2022 16:40
-
Shpërndaje në: