Botë

Rregullatori britanik ia heq licencën transmetuesit rus

Rregullatori britanik i komunikimit të premten hoqi licencën e transmetuesit rus të financuar nga shteti, RT, mes shqetësimeve se mbulimi i tij për luftën në Ukrainë ishte i njëanshëm, raporton AP.

Vendimi vjen pasi rregullatori, Ofcom, kreu 29 hetime mbi paanshmërinë e mbulimit të RT për pushtimin rus të Ukrainës. Vëllimi dhe natyra e çështjeve të ngritura nga këto pyetje janë një "shqetësim i madh", tha rregullatori, veçanërisht sepse RT ishte gjobitur me 200,000 funte për shkelje të mëparshme të standardeve të paanësisë.

Financimi i RT-së nga shteti rus, si dhe fakti që Rusia pushtoi fqinjin e saj, ishin gjithashtu pjesë e vendimit, tha Ofcom.

Si rezultat, Ofcom vendosi që kompania mëmë e RT, ANO TV Novosti, nuk është "e përshtatshme dhe e duhur për të mbajtur një licencë transmetimi në Mbretërinë e Bashkuar".

RT ka thënë në një deklaratë se rregullatori i ka vjedhur publikut britanik qasjen në informacion.

Kremlini vendimin e rregullatorit britanik e ka quajtur “çmenduri”, ka raportua Reuters më vonë gjatë të premtes.