Botë

OBSH: Sulmet në spitale po bëhen pjesë e taktikave të luftës në Ukrainë

Objektet e kujdesit shëndetësor po bëhen shënjestër e luftës, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën, raporton BBC.

OBSH-ja ka verifikuar 43 sulme në spitale dhe objekte shëndetësore më Ukrainë dhe 46 tjetër kund në botë në të tjera konflikte – shkalla më e lartë e sulmeve mbi objektet shëndetësore, të cilat janë ilegale nën ligjin ndërkombëtar.

Drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan, ka thënë se sulmet “e papranueshme” mbi objektet shëndetësore po “bëhen pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës”.

“Sistemi shëndetësor në Ukrainë është i lëkundur, po ecën jashtëzakonisht mirë, por duhet të mbështetet, të forcohet, duhet t’i jepen mjetet bazë për të shpëtuar jetë”, ka thënë ai.

Ryan shtoi se është sulm mbi “të drejtat më bazike të njeriut” dhe se është më shumë se shkatërrim i ndërtesave – “kjo ka të bëjë me shkatërrim të shpresës”.

Si në Ukrainë, OBSH-ja ka verifikuar sulme edhe në Afganistan, Burkina Faso, Republika Demokratike e Kongos, Libi, Nigeri, Palestinë, Sudan dhe Siri.