Botë

Tërmet i fuqishëm dridh Japoninë

Descriptive Text

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore të mërkurën pasdite, duke nxitur paralajmërim për cunami, ka bërë të ditur ABCNews.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti goditi 60 kilometra (36 milje) në thellësi të shtratit të detit.

Rajoni është pjesë e Japonisë veriore që u shkatërrua nga një tërmet vdekjeprurës me magnidutë 9.0 11 vjet më parë. Ky tërmet pati shkaktuar cunami, për çka preku edhe centralin bërthamor në Fukushima.

Tërmeti i së mërkurës erdhi vetëm disa ditë pasi zona shënoi 11 vjetorin e katastrofës, në mars 2011.

Agjencia lëshoi ​​alarm për cunami në prefekturat Miyagi dhe Fukushima. Televizioni kombëtar NHK njoftoi se cunami mund të ketë arritur në disa zona tashmë.

Tokyo Electric Power Company Holdings, që operon me centralin bërthamor Fukushima Daiichi që pësoi shkrirje të shumta pas tërmetit të vitit 2011 dhe cunamit që shkatërruan sistemet e tij të ftohjes, tha se punëtorët po kontrollonin për çdo dëmtim të mundshëm.

Tërmeti tronditi pjesë të mëdha të Japonisë lindore, duke përfshirë Tokion, ku ndërtesat u tronditën fuqishëm.

Deri më tash nuk ka raportime për viktima apo dëme.