Botë

“Myslimanët pjesë e Ukrainës”, kryemyftiu ukrainas u kërkon sirianëve të mos luftojnë për Putinin

Ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin aprovoi atë që pretendoi se ishin 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme të gatshëm për luftë në Ukrainë, krah Rusisë, kryemyftiu i Ukrainës ka publikuar një mesazh duke u bërë thirrje sirianëve që të mos marrin pjesë në luftë.

“Putini dëshiron që t’ju punësojë për t’ju sjellë në Ukrainë”, ka thënë ai.

“Mos ejani këtu për të na vrarë, mos kryeni një krim. Myslimanët janë pjesë e Ukrainës. Ne po mbrojmë kombin tonë. Ukraina nuk e sulmoi Rusinë. Rusia e sulmoi Ukrainën”, shtoi ai.

Myftiu Shejh Said Ismagilov tha se Rusia po vret civilë e fëmijë, e se po shkatërron objektet fetare ukrainase.