Botë

Gazetari britanik ka humbur një pjesë të këmbës nga sulmi rus në Ukrainë

Gazetari britanik Benjamin Hall u plagos të hënën nga sulmi i rusëve në Ukrainë.

Raportohet se ai ka humbur një pjesë të këmbës nga sulmi, shkruan skynews.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkroi se trupat ruse kishin targetuar ekipin e transmetuesit amerikan Fox News.

Kameramani Pierre Zakrevsky dhe gazetarja ukrainase Oleksandra Kurshynova janë vrarë.

“Gazetari Benjamin Hall mbijetoi, por ka humbur një pjesë të këmbës”, njoftoi ministria.