Botë

Goldman Sachs, banka e parë e Wall Street që mbyll biznesin në Rusi

Goldman Sachs ka thënë se po mbyll biznesin në Rusi në përputhje me kërkesat rregullatore dhe licencuese, duke u bërë kështu banka e parë e Wall Street-it që po largohet si pasojë e pushtimit të Ukrainës.

"Ne jemi të fokusuar në mbështetjen e klientëve tanë në të gjithë globin, në menaxhimin ose mbylljen e detyrimeve para-ekzistuese në treg, dhe garantimin e mirëqenies së njerëzve tanë”, ka thënë një zëdhënës i bankës.

Lista e kompanive që ndaluan operacionet në Rusi si rezultat i pushtimit të Ukrainës u rrit të enjten duke përfshirë markën gjermane të modës Hugo Boss, e cila ka mbyllur përkohësisht dyqanet e saj dhe zinxhirin e hoteleve Hilton me bazë në SHBA, i cili po mbyll zyrën e tij të korporatës në Moskë dhe pezullon zhvillimin e hoteleve të reja në Rusi.

Ndërkohë, Goldman Sachs ka thënë se do të mbyllte plotësisht operacionet e saj në Rusi, duke e bërë atë bankën e parë të madhe të Wall Street që e bën këtë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Njoftimi erdhi pasi Citigroup ka thënë të mërkurën se do të fillonte mbylljen e operacioneve të saj në Rusi, por se procesi ka të ngjarë të marrë më shumë kohë pasi Citi operon një divizion bankar për konsumatorët dhe biznesin në vend.