Botë

Johnson: Do të kërkojmë llogari nga Putini për krimet e tij të tmerrshme

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, e ka përshkruar sulmin e raportuar rus në një maternitet në Mariupol, si “të shthurur”.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se nuk ka gjëra më të shthurura sesa të kesh cak të pambrojturit, duke iu referuar fëmijëve.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar më shumë mbështetje ndaj Ukrainës, duke shtuar se do ta mbajnë përgjegjës presidentin rus për krimet që Johnson i quan të tmerrshme.

“Ka pak gjëra më të shthurura sesa të synosh të pambrojturit. Mbretëria e Bashkuar po kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën për t'u mbrojtur kundër sulmeve ajrore dhe ne do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme”, ka shkruar ai.