Botë

Vdiq burri që iu transplantua zemra e derrit

Personi i parë në botë që bëri transplant të zemrës duke e marrë një të tillë të modifikuar nga një derr, ka vdekur.

David Bennett, i cili vuante nga sëmundja e zemrës, mbijetoi për dy muaj pas operacionit në SHBA, raporton BBC.

Por, gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqësohej ditë më parë, kanë thënë doktorët e tij, dhe 57-vjeçari vdiq më 8 mars.

Bennett i dinte rreziqet nga operacioni por u pajtua që t’i futej procedurës.