Botë

Salvinit në Poloni i jepet një fanellë me profil të Putinit

Descriptive Text

Ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është kritikuar për përkrahjen që ai ia kishte dhënë në të kaluarën presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raporton agjencia AP. 

Gjatë vizitës së tij në qytetin polak Przemysl, një qytet kufitar me Ukrainën, Salvini është ballafaquar me çështjen e përkrahjes që ia kishte dhënë dikur Putinit.

Wojciech Bakun, kryebashkiaku i Przemysl, duke qëndruar përkrah Salvinit, ka përgëzuar organizatat italiane që kanë ndihmuar qytetin në këtë situatë të rritjes së numrit të refugjatëve nga Ukraina. Por, ai më pas i dorëzoi Salvinit fanellën me profil të Putinit.

“Në të njëjtën kohë, kam një koment personal për të bërë për senatorin Salvini, me të cilin kam dëshirë të shkojë së bashku në kufi dhe në qendra të refugjatëve që të shohë se çfarë ka bërë shoku i tij Putin. Se çfarë ka bërë ai person që e ke quajtur ‘shok’ dhe çfarë i ka bërë atyre njerëzve, që në numër janë 50 mijë, që e kanë kaluar kufirin për në qytetin tonë”, ka thënë Bakun.

Ai më pas ia dorëzoi fanellën me fytyrë të Putinit dhe me shkrimin “Ushtria e Rusisë”.

Ishte një referencë e një fanelle të ngjashme që Salvini mbajti në Moskë disa vjet më parë.

Salvini e pengoi Bakunin, duke thënë: “Ne jemi duke ndihmuar refugjatët, fëmijët, nënat, baballarët, nga Ukraina”.

Ai më pas u largua.

Salvini pak çaste më vonë dënoi veprimet e Putinit.

“Sigurisht, ta dënojmë Putinin, ta dënojmë agresionin rus”, tha Salvini.