Botë

Orbani kundër që të ndalohet importi i naftës dhe gazit nga Rusia

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ndonëse Hungaria dënon sulmet e Rusisë në Ukrainë, nuk i përkrahë sanksionet kundër Moskës sa i përket importit të gazit e naftës, raporton CNN.

“Ndonëse dënojmë ofensivën e armatosur të Rusisë dhe dënojmë luftën, ne nuk do të lejojmë që familjet hungareze të detyrohen të paguajnë çmimin e luftës; e thënë këtë sanksionet nuk duhet zgjeruar te fushat si nafta dhe gazi”, ka thënë Orban pas takimit bilateral me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. “Zgjerimi i sanksioneve te sektori energjetik rus do të paraqisnin një ‘barrë të madhe joproporcionale’”.

Shumica e importit të naftës dhe gazit të Hungarisë vjen nga Rusia.

“90 për qind e familjeve hungareze ngrohin shtëpitë me gaz”, ka shtuar Orban, ndërsa ka cekur se ekonomia hungareze nuk mund të funksionojë pa naftën dhe gazin rus.