Botë

Mbi 1 milion ukrainas të larguar në Poloni që nga pushtimi rus

Descriptive Text

Mbi një milion ukrainas kanë janë larguar nga vendi i tyre për në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, duke përfshirë edhe 142,300 të dielën, ka thënë roja kufitare polake të hënën.

Sipas tij, një total prej rreth 1.06 milionësh kanë lënë Ukrainën drejt këtij vendi fqinj, si pasojë e situatës së krijuar për 12 ditë me radhë.

“Trafiku në kufirin polako-ukrainas po rritet, sot në orën 7 të mëngjesit, 42,000 njerëz mbërritën në Poloni nga Ukraina ”, ka njoftuar roja kufitare në Twitter, raporton The Guardian.

Një numër i madh civilësh ukrainas kanë ikur nga qytetet nën bombardime, duke përfshirë qytetin e rrethuar bregdetar të Mariupol.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se më shumë se 1.5 milionë refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Të dielën, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, paralajmëroi pas vizitës në kufirin moldav se situata vetëm do të përkeqësohej.

"Kjo do të jetë një situatë më komplekse," tha ai. "Më shumë se 1.5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje në 10 ditë".