Botë

Koreja e Jugut do t’i vendosë sanksione Bjellorusisë

Descriptive Text

Koreja e Jugut do t’i vendosë sanksione Bjellorusisë për përkrahjen që ajo ia ka dhënë pushtimit rus të Ukrainës, raporton CNN.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka njoftuar të dielën se sanksionet do të jenë të ngjashme me ato të vendosura ndaj Rusisë.

Në shkurt Koreja e Jugut ka bllokuar eksportimin për në Rusi.

“Qeveria ka vendosur sot të implementojë kontroll të eksportit kundër Bjellorusisë, për shkak të Bjellorusia në parim po e përkrah pushtimin rus të Ukrainës”, thuhet nga Ministria.