Botë

Ish-ministri rus e quan barbare luftën në Ukrainë

Descriptive Text

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev e ka quajtur luftën në Ukrainë "barbare".

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN, Kozyrev ka thënë kur ishte ministër i Jashtë, pushtimi ishte krejtësisht jashtë diskutimit.

“Por më vonë fillova të kuptoj se ata po zbresin kodrës si të thuash, dhe ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo është një lloj rritjeje e oreksit për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve vëllazërorë me këtë luftë vëllavrasëse”, ka thënë Kozyrev.

Ai gjithashtu ka thënë se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit ose ekzekutuesit e atyre vendimmarrësve në qeveri”.

Kozyrev paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov janë "si të mos bësh pothuajse asgjë - sepse asgjë, mendoj, nuk është në emrat e tyre. Nuk mund t'i gjesh asetet e tyre. Është e gjitha me njerëz të tjerë”.

Të martën, Kozyrev shkroi në Tëitter duke u bërë thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen nga postet e tyre në shenjë proteste ndaj pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën Boris Jelcin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.