Botë

“Ministri Jo”: Njeriu i hekurt i Putinit

Descriptive Text

Si kryediplomat gjatë pushtimit të Ukrainës, ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, është duke i mbështetur ushtarët në Kremlin me një përzierje ashpërsie dhe sarkazëm.

Përderisa presidenti Vladimir Putin formon i vetëm politikën e jashtme të vendit, Lavrovi i dërgon Moskës mesazh me një gatishmëri jokarakteristike të një diplomati.

Në detyrë për gati 18 vjet, 71-vjeçari Lavrov ka parë marrëdhëniet me Perëndimin të zhvendosen nga afër miqësore në haptazi armiqësore, duke rënë në një ultësi të re katastrofike me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Pushtimi e nxiti Bashkimin Evropian të ngrinte pasuritë si të Putinit, ashtu edhe të Lavrovit, ndër të tjera një goditje e paparë ndaj krenarisë së Moskës.

Qëndrimi i Lavrovit si ministër i Jashtëm është i dyti pas atij të ministrit të Jashtëm sovjetik, Andrei Gromyko, i cili ishte në detyrë për 28 vjet. Ashtu si Gromyko, i cili u quajt “Z. Nyet” (Zotëri Jo-ja), Lavrov ka ardhur për të përfaqësuar fytyrën e pakompromis të politikës së jashtme të Kremlinit përballë Perëndimit.

Ai nuk i ha fjalët kur mbron atë që sheh si interes të Moskës , dhe ky stil duhet t'i apelojë presidentit rus që flet ashpër.

Në vitin 2008 , Lavrov në mënyrë të famshme iu përgjigj një qortimi nga atëherë sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, duke thënë: “Kush je ti që të më japësh leksione?”

Ashtu si shefi i tij, Lavrov ka përgjuar nostalgjinë e gjerë publike për autoritetin e kohës sovjetike të vendit. Ai e ka shfryrë zemërimin ndaj Perëndimit, duke e përshkruar SHBA-në si arrogante, mendjemadhe, tradhtare dhe e vendosur për të sunduar botën. Ai i ka hedhur poshtë me përbuzje aleatët perëndimorë si përkulës ndaj vijës së Washingtonit për të penguar Rusinë.

Duke qëndruar pranë sekretarit të Jashtëm britanik Liz Truss pas takimit të tyre muajin e kaluar, një Lavrov me fytyrë të zymtë tha se bisedimet e tyre ishin si një "bisedë midis të shurdhërve dhe memecëve".

Pas një karriere diplomatike të gjatë, Lavrov shihet të jetë dukshëm i mërzitur nga rutina e tij e përditshme. Kur del para mediave, ai nuk shqetësohet ta fshehë irritimin e tij në një pyetje naive apo provokuese, shpesh duke u përgjigjur me një ajër përbuzjeje apo talljeje të thjeshtë.

Kur një gazetar nga CNN gjatë një videoincizimi nga kryeqyteti i Ukrainës e pyeti Lavrovin nëse Moska dëshiron të rrëzojë udhëheqjen ukrainase, ndihmësi që menaxhoi informimin e së premtes ndërpreu dhe tha se nuk ishte radha e tij të vinte një pyetje. Gazetari vazhdoi përsëri dhe një Lavrov i zemëruar ndërhyri : "Ai është dekurajues. Tani punon në Ukrainë. Ai është i infektuar me përçmim".

Lavrov ka një antipati të veçantë për fotografët, duke treguar bezdisje ndaj shkrepjeve të aparateve fotografike.

Në një konferencë shtypi, ai mërmëriti me një shpejtësi të madhe në mikrofon me një zemërim të dukshëm ndaj gazetarëve të çrregullt; shprehja u bë një meme, e adoptuar gjerësisht në dizajnet e bluzave për audiencën patriotike.

Lavrov u ka bërë ballë valëve të pafundme të spekulimeve se ai ishte në prag të pensionimit. Në vend të kësaj, ai është bërë një nga anëtarët më jetëgjatë të kabinetit të Putinit dhe një figurë e përhershme midis një kaleididoskopi në ndryshim të homologëve të huaj.

Para se të bëhej ministër i Punëve të Jashtme ka shërbyer si ambasador i Rusisë në Shtetet e Bashkuara për 10 vjet dhe i pëlqente të kishte biseda joformale me gazetarët, të tregtonte lajme dhe shaka rreth një cigareje në korridoret e OKB-së. Ai shkruan poezi, këndon këngë në kitarë me miqtë dhe mori pjesë me zell në skitë me diplomatë të tjerë në veprimtaritë ndërkombëtare kur lidhjet e Rusisë me Perëndimin ishin më pak të përçmuara.

Por buzëqeshjet e tij dhe mënyrat e lehta janë një gjë e së kaluarës tani që Lavrov nis përditë fjalime të zemëruara kundër Perëndimit mbi Ukrainën, konflikti më i madh tokësor që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Të martën, atij iu ndalua fluturimi për në Gjenevë për të marrë pjesë në një konferencë të OKB-së, pasi anëtarët e Bashkimit Evropian ndaluan aeroplanët rusë nga qiejt e tyre si pjesë e sanksioneve shtypëse kundër Moskës.

Lavrov denoncoi atë që ai e quajti masën "skandaloze" në një videofjalim në sesionin e OKB-së, duke akuzuar se "vendet e BE-së po përpiqen të shmangin një dialog të hapur ballë për ballë apo kontakte të drejtpërdrejta të hartuara për të ndihmuar identifikimin e zgjidhjeve politike ndaj çështjeve të ngutshme ndërkombëtare".

"Perëndimi qartazi ka humbur vetëkontrollin në shfryrjen e zemërimit kundër Rusisë dhe ka shkatërruar rregullat dhe institucionet e veta, duke përfshirë respektin për pronën private", tha Lavrov. "Është e nevojshme t'i japësh fund filozofisë arrogante perëndimore të vetësuperioritetit, ekskluzivitetit dhe tolerimit total".

Përktheu: Dudie Cena