Botë

Momenti kur Zelensky mori vesh se ishte goditur memoriali për Holokaustin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sapo kishte përfunduar një intervistë të martën kur mori vesh se Rusia kishte goditur me raketa kullën televizive në Kiev e cila është afër memorialit Babyn Yar.

Ky memorial është varreza masive ku u vranë 30 mijë hebrenj nga nazistët.

Pyetja e fundit i drejtohet se kur e kishte parë së fundmi familjen e tij, e më pas dikush nga stafi i tij i tregon që sapo ishte sulmuar Babyn Yari.