Botë

Rreth 836.000 refugjatë kanë ikur nga Ukraina nga 24 shkurti

Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka thënë se 835.928 e kanë lënë Ukrainën që nga 24 shkurti.

Më shumë se gjysma prej tyre (453.928) kanë shkuar në Poloni. Një pjesë tjetër prej 116.348 kanë shkuar në Hungari, sipas UNHCR.

Ndërkaq 96.000 njerëz kanë shkuar në Federatën Rusen nga Donetsku dhe Luhansku mes datave 18 dhe 23 shkurt. Këto regjione janë të kontrolluara nga separatistët rusë. Kremliin në shkurt ka njohur pavarësinë e të dyja vendeve.