Botë

Serbia shpall zgjedhjet presidenciale më 3 prill

Serbia të mërkurën ka shpallur zgjedhjet presidenciale më 3 prill, në të njëjtën ditë kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Parlamentit, Ivica Daçiq tha se presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq, mandati i së cilit kalon në 90 ditë, do të qëndrojë në postin e tij deri në fund të majit, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.

Vuçiq e ka shpërndarë parlamentin muajin e kaluar pasi ka thirrur zgjedhje lokale dhe parlamentare.