Botë

Kremlini i sheh jomiqësore vendet që e sanksionuan

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka thënë se Qeveria e Rusisë mund t’i konsiderojë të gjitha shtetet që kanë vënë sanksione ndaj vendit, jo miqësore.

Në një konferencë me disa reporterë Peskov tha “duke u bazuar në sanksionet dhe masat që disa shtete kanë ndërmarrë ndaj nesh, të gjitha ato tash janë jomiqësore. Pavarësisht a janë apo jo në listë. Por përgjigja për këto vende jo mike duhet të analizohet, askush nuk mund të qëllojë veten në këmbë e të lëndojë dikë tjetër. Ne bëjmë atë që duhet ta bëjmë”, ka thënë ai.

Qeveria e Rusisë vitin e kaluar e ka publikuar një listë me shtetet jomike të vendit. Sipas agjencive shtetërore të lajmeve në Rusi, janë dy vende të cilat janë në atë listë, SHBA-ja dhe Republika Çeke.

Lajmi ka ardhur pasi shtetet rreth botës, përfshirë Kosovën, kanë vënë sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.