Botë

Klitschko: Ukraina e ka të vështirë të mbijetojë pa mbështetje

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se ka udhëtuar përreth botës për shkak të punës së tij si boksier, por ai është shumë krenar që është ukrainas.

“Ne kemi qëndruar në front me ushtrinë më të fortë në botë”, ka thënë ai. “Dëshira për të qenë të pavarur është prioritet për ne. Ne jemi duke mbrojtur familjet tona, shtetin tonë dhe të ardhmen tonë”.

Klitschko gjithashtu ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Ukrainës, sepse do të jetë e vështirë të mbijetojnë pa të.