Botë

Gjermania e përgatitur nëse Rusia ndalon eksportimin e gazit

Gjermania është e përgatitur nëse Rusia ndalon eksportimin e gazit në vend, ka thënë ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.

I pyetur nga radio Deutschlandfunk se çfarë do të bënte qeveria nëse Rusia ndalon eksportet e gazit, Habeck u përgjigj: “Ne jemi të përgatitur për këtë. Mund të tregoj gjithçka për dimrin dhe verën aktuale. Për dimrin e ardhshëm do të merrnim masa të mëtejshme”.

Habeck vuri në dukje legjislacionin e ri të planifikuar për të siguruar që ruajtja e gazit të jetë e plotë për dimër.

"Pra, ne po marrim gjithashtu masa paraprake për rastin më të keq, i cili nuk ka ndodhur ende, sepse rusët po japin ende gaz", tha ai, duke shtuar se në një skenar më të keq Berlini mund të mbajë "centralet me qymyr në rezervë”, por se ishte e angazhuar për të kaluar te energjitë e rinovueshme në afat të mesëm.