Botë

Studentet afgane rikthehen në universitetin e Kabulit

Universiteti i Kabulit, ndër institucionet më të vjetra dhe më të nderuara të arsimit të lartë në Afganistan, u rihap të shtunën për herë të parë që nga marrja e pushtetit nga talebanët gjashtë muaj më parë. Burrat dhe gratë morën pjesë, por tani ishin të veçuar, me gratë që duhej të ishin të mbuluara, raporton AP.

Dhjetëra studente, të gjitha të veshura me mbulesa që vishen nga gratë myslimane, u rreshtuan jashtë portës së universitetit. Talebanët qëndruan roje në tre hyrjet e kampusit.

Shumica e studentëve thanë të shtunën se nuk dinin se çfarë të prisnin, por u befasuan kur zbuluan se mund të rifillonin kursin e rregullt dhe të përparonin në fushat e tyre të zgjedhura të studimit.

Talebanët me marrjen e pushtetit në Afganistan patën bërë ligje strikte, ndërsa për gratë një sërë të tilla që i ndanin nga burrat.