Botë

Ministria britanike: Putini është irracional, por nuk do ta fillojmë një luftë evropiane

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Wallace, ka mbrojtur qëndrimin e vendit të tij për Ukrainën. Duke folur për BBC-në ai tha se për të krijuar një zonë ndalimi të fluturimeve “do të duhej të vendosja avionët luftarakë britanikë kundër avionëve rusë. NATO-s do t’i duhej t’i shpallte në mënyrë efektive luftë Rusisë”.

“Pavarësisht sponsorizimit dhe mbështetjes për Ukrainën që shkon nga viti 2008, për ta ndihmuar të futet në NATO, shtetet e tjera nuk donin që ajo të futej”, ka thënë ai.

Wallace ka thënë se Rusia ka dështuar në objektivat e saj ditën e parë sepse ukrainasit luftuan. Ai tregoi se Rusia ka humbur 450 personel nga forcat e armatosura.

Duke mbrojtur nivelin e mbështetjes që Britania po i jep Ukrainës, Wallace tha se nuk dëshiron luftë në Evropë.

“Nuk do ta shkaktoj një luftë evropiane. Por, çfarë do të bëj është ta ndihmojë Ukrainën të luftojë në secilën rrugë me çdo pajisje që mund t’u dërgojmë”.

Ai shprehet se Rusia nuk do të ndalet.

“Putini nuk është racional. Ai nuk beson se shtetet baltike janë vërtetë shtete. Ne të gjithë duhet të çohemi kundër tij”, ka thënë ai.