Botë

Tërmeti 6.2 ballësh në Indonezi lë të vdekur dy njerëz

Descriptive Text

Një tërmet i fortë goditi brigjet e ishullit Sumatra të Indonezisë të premten, duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 20, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke shkaktuar panik në ishullin Sumatra dhe Malajzinë dhe Singaporin.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte me magnitudë 6.2, raporton AP.

Tërmeti ka shkaktuar edhe një rrëshqitje dheu. Nuk ka rrezik për cunami por priten tërmete të tjera.

Shtetet fqinje po ashtu e kanë ndjerë tërmetin.