Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Veprimi i Rusisë minon drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës

Descriptive Text

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se vendimi i Rusisë për të njohur pavarësinë e dy rajoneve të kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës minon drejtpërdrejt sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Sipas tij, ky veprim “po kërcënon paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ukrainës dhe të komunitetit transatlantik dhe se SHBA-ja do të imponojë kosto të rënda ekonomike shtesë”, raporton CNN.

Austin do të takohet sot në Pentagon me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ai e ka quajtur mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën “të palëkundur” përballë presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sipas tij, po sulmon nocionin e Ukrainës së pavarur.

"Z.Putin mund të shmangë ende një luftë të plotë tragjike të zgjedhur”, tha Austin, duke vlerësuar përgjigjen e matur të Ukrainës ndaj veprimit të fundit rus dhe ndjekjen e vazhdueshme të një rezolute diplomatike.

Kuleba u përgjigj se megjithëse është në një mision diplomatik në SHBA, "këto ditë diplomacia do të thotë edhe mbrojtje".