Botë

Deklaratat e Putinit i nënshtrohen testit të rrenave

Descriptive Text

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ndërhyrjen ushtarake në dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore, pasi i njohur të dyja si shtete të pavarura. Në një adresim të gjatë televiziv nga Kremlini, Putini u përpoq të justifikonte veprimet e tij duke dhenë një seri deklaratash për Ukrainën.

“E ashtuquajtura botë e civilizuar... preferon ta injorojë atë sikur të mos kishte asgjë nga ky tmerr, gjenocid që po i nënshtrohen pothuajse katër milionë njerëz”

Putini po fliste për rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, duke thënë se qytetarët rusë po i nënshtrohen “gjenocidit” – term që e kishte përdoru edhe më herët.

Konventa për Gjenocid e Kombeve të Bashkuara, e ratifikuar nga 152 shtete, përfshirë Rusinë, e përshkruan gjenocidin si “akte të kryera me qëllim për të shkatërruar, të plotë ose pjesërisht, një komb, etni, racë apo grup fetar”.

Shembuj për këtë janë vrasjet në Ruanda dhe Srebrenicë, u shpreh Putini.

Megjithatë, s’ka asnjë dëshmi se ka pasur gjenocid në këtë zonë. Dhe deklaratat e Putinit u quajtën qesharake nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kombet e Bashkuara thonë se “nganjëherë shtetet i kanë cilësuar disa incidente apo periudha dhune si gjenocid”, por se këto “s’mund të trajtohen si autoritative apo përcaktuese”.

Në Ukrainë, megjithatë ka pasur konflikt të vazhdueshëm.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 14 mijë njerëz janë vrarë në këtë zonë për shtatë vjet, nga viti 2014 deri në fund të 2021-s. Prej tyre, të paktën 3400 kanë qenë civilë, 4400 personel ushtarak ukrainas dhe 6500 anëtarë të grupeve të armatosura. Deri 39 mijë qytetarë janë lënduar, prej tyre gati 9000 civilë.

Më 2018, Grupi Ndërkombëtar i Krizës kishte gjetur se rreth 600 mijë njerëz – në të dyja anët e zonës së rrezikuar – kanë jetuar në kushte të pasigurta.

“Ka pasur tashmë deklarata se Ukraina do të krijojë armët e veta bërthamore... Ukraina sigurisht që i ka teknologjitë sovjetike bërthamore dhe mjetet për të ofruar armë të tilla”

Ndërkaq, në një konferencë për media javën e shkuar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “Ne nuk kemi armë të tilla”.

Ukraina – që kishte arsenalin e tretë më të madh bërthamor në botë gjatë Luftës së Ftohtë – u tërhoq nga armët bërthamore në vitet e ’90-a për shkak të garancive të sigurisë nga SHBA-ja, Britania dhe Rusia.

Aktualisht s’ka armë të tilla, sipas ekspertëve të mbrojtjes.

Vitin e shkuar, ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrey Melnyk, sugjeroi se nëse Ukrainës s’i lejohet hyrja në NATO, ajo duhet të rikonsiderojë statusin e vendit pa armë bërthamore.

“Korrupsioni, i cili, pa dyshim, është sfidë dhe problem për shumë vende, përfshirë Rusinë, ka marrë karakter të veçantë në Ukrainë”

Rusia është shteti evropian i rankuar më së keqi në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2021 – në vendin e 136 nga 180 shtete, përderisa Ukraina ishte e 122-a.

Performanca e Ukrainës ka nisur të përmirësohet dukshëm dekadën e fundit, sipas kësaj organizate.

Megjithatë, Ilia Shumanov, nga organizata në Rusi, ka thënë se rezultati i Rusisë reflekton mungesën e ndryshimeve pozitive sistematike në luftën kundër korrupsionit.

“Mbi 60 mijë doktorë dhe punëtorë tjerë shëndetësorë kanë lënë vendin gjatë pandemisë”

Kjo deklaratë e bazuar në një raport të marsit 2021 nga Qendra Razumkov, një kompani ukrainase, që thotë se sipas ekspertëve që nga viti 2020, 66 mijë doktorë janë larguar nga Ukraina.

Megjithatë, të dhënat nuk janë zyrtare për këtë çështje.

Ajo që dihet është se një doktor në Kiev paguhet 23 mijë dollarë në vit.