Botë

Rusia thotë se momentalisht nuk po planifikon të dërgojë trupa në lindje të Ukrainës

Descriptive Text

Rusia nuk është duke planifikuar të dërgojë momentalisht trupa në lindje të Ukrainës, por thotë se do ta bëjë këtë nëse ka ndonjë kërcënim, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Jashtme, raporton BBC.

Kjo deklaratë vjen pasi Parlamenti në Moskë ka ratifikuar mrrëveshjet e bashkëpunimit me dy rajonet separatiste të Ukrainës, Donetzkut dhe Luhanskut, që drejtohen nga separatisatët e mbështetur nga Rusia.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Rudenko, ka thënë për agjencinë AFP se në traktate përfshihen edhe dispozitat për ndihmë ushtarake, por ka thënë se duhet të evitohen spekulimet për dërgim të trupave atje.

“Për tash, nuk po planifikojmë të dërgojmë asgjë atje. Nëse ka rrezik, atëherë do të ofrojmë ndihmë në përputhje me traktatet e ratifikuara”, ka thënë Rudenko.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka konfirmuar të hënën njohjen e pavarësisë së Donetzkut dhe Luhanskut, duke nënshkruar dekretet.