Botë

Liderët e G7-s dënojnë lëvizjet e Rusisë

Ministrat e Jashtëm të 7 fuqive më të mëdha ekonomike, G7, janë pajtuar për t’i dënuar njohjet që Rusia ua ka bërë dy rajoneve separatiste në Ukrainë, ka thënë ministri i Jashtëm i Japonisë.

Yoshimasa Hayashi u ka thënë gazetarëve se është konstatuar që lëvizjet e Rusisë janë shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe të drejtës ndërkombëtare.

Tashmë disa prej fuqive më të mëdha të botës kanë nisur me veprimet ndëshkuese ekonomike kundër Rusisë, një ditë pasi njoftoi për njohjen e dy rajoneve të Ukrainës që kanë deklaruar pavarësinë.