Botë

Rriten çmimet e naftës pas frikës së krizës në Ukrainë-Rusi do t’i ndërpresë furnizimet

Çmimet e naftës po rriten nga frika se kriza Ukrainë-Rusi do të ndërpresë furnizimet në të gjithë botën.

Çmimi i naftës së përpunuar Brent, një pikë referimi ndërkombëtar, arriti në 97.76 dollarë për fuçi të martën në nivelin më të lartë të shtatë vjetëve të fundit.

Rusia urdhëroi trupat në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës, pasi i njohu ato si të pavarura.

Në Londër, indeksoi i aksioneve FTSE 100 u hap më shumë se 1.4 për qind më i ulët para se të rifitonte terren.

Tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën më ulët dhe bursat e SHBA-së u përgatitën për humbje.

Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë perëndimorë kanë kërcënuar me sanksione ndaj Rusisë, e cila është eksportuesi i dytë më i madh i naftës pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesi kryesor në botë i gazit natyror.

Rusia ka thënë se trupat e saj do të angazhohen në “ruajtën e paqes” në republikat e vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

Por Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia po krijon pretekst për luftë.

Kriza Ukrainë-Rusi mund të ketë “ndikime thelbësore” në çmimet e naftës, tha Sue Trinh nga Manulife Investment Management.

Sanksionet që detyrojnë Rusinë të furnizojë më pak naftë ose gaz natyror do të kenë “ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale”, shtoi ajo.