Botë

Ulen në mënyrë drastike fluturimet në drejtim të Ukrainës

Tensionet e krijuara në kufirin e Ukrainës dhe paralajmërimet për luftë, kanë zbutur masivisht fluturimet në drejtim të Ukrainës. Sipas një harte të publikuar në mediat online, gjatë periudhës së fundit, kompanitë e fluturimeve KLM, Lufthansa, SWISS, Austrian, Vueling dhe Emirates, që njihen si kompanitë më të mëdha, i kanë pezulluar fluturimet në drejtim të Ukrainës.

Aktualisht, vetëm tre për qind e fluturimeve bëhen në drejtim të këtij shteti.

Në anën tjetër, shtetet perëndimore tash e disa javë u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina, për shkak të një lufte të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pas aneksimit të Krimesë në 2014-tën nga forcat ruse, një avion me udhëtarë, ishte rrëzuar mes kufirit ruso-ukrainas, duke regjistruar 295 viktima. Agjencitë ruse kishin njoftuar se avioni i përkiste kompanisë ajrore “Malaysia Airlines”.

Rrëzimi i aeroplanit ishte konsideruar nga Kombet e Bashkuara si krim lufte.