Botë

Presidenti ukrainas: Ende nuk po shohim tërheqjen e Rusisë

Descriptive Text

Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky, ka dhënë reagimin e tij të parë ndaj raporteve nga Rusia se ajo po tërheq disa nga trupat e saj nga kufiri.

Në një intervistë ekskluzive me BBC-në në një terren stërvitor ushtarak në Ukrainën perëndimore, Zelensky thotë: "Për të qenë i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo kemi dëgjuar për të".

Ai thotë se mendon se "të gjithë njerëzit normalë presin de-përshkallëzimin".

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë se jemi të qetë për çdo kërcënim sepse kujtojmë se e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që po ndodh”, shton ai.

Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen "të gjithë do ta shohin këtë, jo vetëm ushtria".

"Por tani për tani janë vetëm deklarata", shtoi ai.