Botë

Gjykata gjermane hedh poshtë ankesën e komedianit për poemën ofenduese për Erdoganin

Gjykata më e lartë në Gjermani ka thënë të enjten se ka hedhur poshtë ankesën e një komediani televiziv kundër vendimit që e ndaloi atë të përsëriste pjesë të poemës së vrazhdë që e shkroi për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, raporton AP.

Beteja ligjore shkon pas në vitin 2016, kur komediani Jan Boehmermann recitoi një poemë në televizionin publik për të ilustruar diçka që ai thoshte se nuk do të lejohej as në Gjermaninë demokratike. Poema përshkruantë Erdoganin si “budalla, frikacak dhe mendjengushtë”.

Atëherë kancelarja Angela Merkel pranoi një kërkesë të Turqisë që t’i lejojë ndjekjen penale për fyerjen e një kreu të një shteti të huaj. Një gjykatë në Hamburg vendosi një urdhër për Boehmermannin që të mos përsëriste shumicën e poemës.

Në një rast të ndarë, një gjykatë e Berlinit më 2019 refuzoi ankesën e Boehmermannit që t’ia ndalojë qeverisë gjermane të përsërisë vendimin e Merkelit.