Botë

“Kutia e tmerrit”, tetë persona të trafikuar nga Rumania gjenden në Austri

Policia austriake gjeti tetë persona nga Turqia të fshehur në kushte kërcënuese për jetën në një kuti të ngushtë prej druri të ngjitur në pjesën e poshtme të një kamioni.

Policia tha se grupi ishte trafikuar nga Rumania nëpërmjet Hungarisë. Disa prej tyre vuajtën nga hipotermia gjatë udhëtimit në temperatura të ulta, dhe disave u ra të fikët sepse u ekspozuan ndaj tymit për orë të tëra, raporton Guardian.

Grupi thuhet se e përshkroi vendin e fshehjes si një "kuti tmerri".

Zbulimi u bë muajin e kaluar në një ndalesë autostrade pranë Schëechat, Austri, pas një informate nga autoritetet gjermane, dhe u publikua vetëm të mërkurën.

Zyrtarët thanë se shoferi, një turk 39-vjeçar, rrëfeu se kishte kontrabanduar deri në 40 persona në Austri në tetë udhëtime. Secili duhej të paguante midis 15,000 dhe 16,000 euro për udhëtimin e rrezikshëm. Një bashkëpunëtor i dyshuar, një turk 56-vjeçar, u arrestua të premten në qytetin austriak të Gracit.