Botë

Uria e rëndë kërcënon 13 milionë njerëz në disa pjesë të Afrikës

Descriptive Text

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) thotë se 13 milionë njerëz në disa pjesë të Afrikës përballen me uri të madhe për shkak të thatësirës së vazhdueshme.

Të korrat e dështuara dhe mungesa e ushqimit po i detyrojnë familjet të largohen nga shtëpitë e tyre, thotë WFP-ja, dhe nevojitet ndihmë e menjëhershme për të parandaluar një krizë humanitare.

Sezoni i shirave ka dështuar tre vjet me radhë - dhe thatësira vazhdon.

Të korrat janë shkatërruar, bagëtitë po ngordhin dhe 13 milionë njerëz në Etiopi, Somali dhe Kenia janë të uritur.

Çmimet e ushqimeve po rriten dhe me pak për të korrur, kërkesa për punë bujqësore po bie, duke rritur presionin mbi familjet që përpiqen të ushqehen.

Pa ndihmë të menjëhershme, WFP-ja thotë se një krizë humanitare është e pashmangshme.

WFP po bën apel për ndihmë prej 327 milionë dollarëve për t'iu përgjigjur thatësirës - në një afat të shkurtër për të siguruar ushqim dhe grante në para, dhe në afat të gjatë për të ndërtuar elasticitet midis komuniteteve bujqësore ku mund të ketë më pak shi dhe më shumë thatësirë, me ndryshimet klimatike.