Botë

Protestuesit bllokojnë Ottawan, shpallet gjendje emergjente

Protestat masive në Ottawa të Kanadasë i kanë detyruar autoritetet ta shpallin gjendjen emergjente. Vozitësit e kamionëve tash e disa ditë po protestojnë kundër masave anti-COVID, të vendosura për këtë kategori vozitësish në kufi.

Kryetari i Ottawas, Jim Watson, deklaroi se qyteti është "krejtësisht jashtë kontrollit" nga numri i protestuesve dhe forcave të rendit. Ai bëri me dije se protestat përbëjnë rrezik për banorët dhe se ka pasur edhe sulme racore.

Me masat e reja anti-COVID, vozitësit e kamionëve duhet të vaksinohen për të kaluar kufirin SHBA-Kanadë.