Botë

Në Kili protestohet kundër imigrantëve nga Venezuela

Në Kili është organizuar protestë kundër imigrantëve, të ardhur nga Venezuela.

Ekonomia e dobësuar e Venezuelas ka ndikuar që shumë qytetarë nga ky shtet ta shohin Kilin si destinacion, raporton BBC-ja.

Kili është një nga vendet me mirëqenien më të lartë sociale në Amerikën Latine.

Në dhjetor të vitit 2021, kilianët vendosën për presidentin e tyre, Gabriel Boric, i cili e mposhti të djathtën ekstreme që ishte kategorikisht kundër imigrantëve dhe kultivimin e vlerave nacionaliste e kristiane në Kili.

Pos nga Venezuela, Kili përballet me fluks imigrantësh edhe nga vende të tjera latino-amerikane.

Ky kontinent është përballur me ndryshime radikale të sistemeve ekonomike e politike.