Botë

Katari arrin marrëveshje me talebanët për të vazhduar evakuimet nga Kabuli

Descriptive Text

Katari ka arritur marrëveshje me talebanët që të vazhdojë evakuimet nga aeroporti i Kabulit, ka bërë të ditur ueb faqja Axios të martën, duke cituar një intervistë me ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Marrëveshja është bërë për dy fluturime në javë, të udhëhequra nga Qatar Airways dhe do të lejonte Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të evakuonin mijëra qytetarët të tjerë të tyre dhe afganë të rrezikuar.

Një burim i lartë i qeverisë së Katarit i tha Reuters më 27 janar se Qatar Airways ka rifilluar operimin e fluturimeve të evakuimit të pasagjerëve nga Afganistani, pas një ndalese dy mujore.

Katari ndaloi operimin e fluturimeve të evakuimit në fillim të dhjetorit, mes një mosmarrëveshjeje me talebanët.