Botë

Britania e Madhe e paralajmëron Rusinë me sanksione nëse e pushton Ukrainën

Britania e Madhe e ka paralajmëruar Kremlinin me sanksione gjithëpërfshirëse nëse Rusia e pushton Ukrainën.

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar se oligarkët rusë do të i vuajnë pasojat e vendimeve të Moskës.

Në këtë mënyrë parashihet të kufizohet elita e afërt e presidentit rus, Vladimir Putin e cila operon në Evropë, raporton “Reuters”.

Këto paralajmërime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka cilësuar si kërcënime për bizneset ruse. Megjithatë, zyrtari rus beson se kjo do të ketë kundër efekt për kompanitë amerikane dhe ato britanike.

Këtë pozicion të prerë Britanisë së Madhe ndaj Rusisë e ka përshëndetur Ukraina, qytetarët e së cilës janë mobilizuar për të mbrojtur territorin e tyre nga pushtimi eventual rus.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës disa herë gjatë muajit janar ngritën alarmin se është afër një pushtim i Ukrainës nga Rusia.

Moska ka mohuar se është duke përgatitur pushtim të vendit fqinj, por 100 mijë trupa ushtarake u mblodhën afër kufirit me Ukrainën.