Botë

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA kërkon t’i vendosen sanksione Rusisë

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, ka deklaruar se Kievi zyrtar dëshiron të vendosen sanksione kundër Rusisë menjëherë, por edhe në rast se pushtohet nga Rusia.

Ajo deklaroi se Rusia tashmë është në hyrje të Ukrainës, derisa shtoi se arsyeja që presidenti rus, Vladimir Putin, krijoi tensione është se Ukraina e ka zgjedhur demokracinë.

“Rusia është atje. Ajo e pushtoi ilegalisht Krimenë. Rusia pushton në mënyrë të paligjshme, së bashku me njerëzit e saj të kontrolluar, pjesë të territoreve të Donetsk dhe Luhanks. Ata nuk e ndërruan sjelljen gjatë tetë vjetëve. Besojmë se baza për sanksione është atje. Aryseja pse na sulmoi (për Krimenë) është sepse kemi zgjedhur demokracinë dhe kemi aspirata euroatlantike dhe evropiane”, deklaroi Markarova.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet.