Botë

Bie interesimi për marrjen e vaksinës përforcuese në SHBA

Vaksina përforcuese për COVID-19 në SHBA po humbet fuqinë, duke shqetësuar ekspertët shëndetësorë, të cilët u janë lutur amerikanëve që të marrin një vaksinë shtesë për të mbështetur mbrojtjen e tyre kundër variantit shumë ngjitës omicron.

Vetëm 40% e amerikanëve të vaksinuar plotësisht kanë marrë një dozë përforcuese, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Dhe numri mesatar i vaksinave përforcuese të bëra në ditë në SHBA ka rënë nga kulmi prej 1 milion në fillim të dhjetorit në rreth 490,000 që nga java e kaluar.

“Është e qartë se vaksina përforcuese po dështon”,  tha Jason Schwartz, një ekspert i politikave të vaksinave në Universitetin Yale.

Në përgjithësi, fushata e vaksinimit në SHBA ka qenë e ngadaltë. Më shumë se 13 muaj pasi filloi, vetëm 63% e amerikanëve, ose 210 milionë njerëz, janë vaksinuar plotësisht me injeksionet fillestare. Mandatet që mund të rrisin këto shifra janë penguar nga sfidat ligjore.

Numrat e vaksinimit janë të stagnuar në shtete të tilla si Wyoming, Idaho, Mississippi dhe Alabama, të cilat kanë lëvizur nën 50%.

Në Wyoming, 44% janë plotësisht të vaksinuar, pak më shumë nga 41% në shtator. Për të rritur shifrat, shteti ka shfaqur reklama televizive me punonjës të kujdesit shëndetësor që japin llogari të zymta të njerëzve të pavaksinuar që luftojnë me COVID-19.

“Sigurisht që do të donim të shihnim norma më të larta. Por do të ishte gabim që dikush të mendojë se normat që kemi janë për shkak të mungesës së përpjekjeve”, tha të martën zëdhënësja e Departamentit të Shëndetësisë në Wyoming, Kim Deti.

Dhe në Ajdahon fqinje, e cila gjithashtu ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në vend, numri i njerëzve që marrin dozën e tyre të parë të vaksinës ka mbetur nën 1000 pothuajse çdo ditë këtë vit dhe numri që marrin vaksina përforcuese gjithashtu po bie. Megjithatë, zyrtarët thonë se nuk do të dorëzohen.