Botë

Senatorja amerikane kundërpërgjigjet për fotografitë nudo që iu vodhën

Descriptive Text

Senatorja Lauren Book shumë herë ka treguar historinë se si ishte abuzuar seksualisht nga dadoja e saj për gjashtë vjet kur ishte fëmijë. Ajo ka ndihmuar të mbijetuarit e abuzimit pas historisë së saj.

Tani vjet pasi punoi ta shërojë dhe rikthejë jetën e saj, Book ka rënë viktimë sërish, këtë herë nga dikush që ka tentuar ta zhvaste duke e kërcënuar se do zbulonte fotografi nudo që i ishin vjedhur asaj, raporton AP.

Më e keqja se gjatë hetimit ajo mësoi se fotografitë ishin blerë dhe shitur online që nga 2020-a.

Book po përpiqet ta propozojë një ligj të ri që ta parandalojë që kjo gjë t’u ndodhë të tjerëve.

Ligji u dëgjua të martën dhe do ta shtrëngojë dënimin për përmbajtjen pornografike apo për pamje eksplicite të dikujt.

Ajo ka treguar se hetuesit i kanë thënë se fotografitë e saj që u përdorën për ta zhvatur, ishin dërguar nga rrjete private virtuale në Suedi e Rusi. Tani ajo ka mundësinë që përmes avokatit të fshijë fotografitë nga rrjeti.