Botë

Presidenti kroat: Kushdo që voton për sanksione ndaj Dodikut është tradhtar

Descriptive Text

Presidenti kroat Zoran Milanoviq, ka thënë se kushdo që nga shteti i tij voton në Këshillin e Bashkimit Evropian për sanksione ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, për të është tradhtar.

Milanoviq ka thënë se në Bosnjë ka zyrtarë shumë më problematikë që meritojnë sanksione para se ato t’i vihen Dodikut.

Dodik është kërcënuar nga Perëndimi me sanksione nëse vazhdon të punojë për pavarësimin e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e vendit.

Ndaj tij, SHBA-ja ka vënë sanksione, por jo edhe BE-ja.

Milanoviq gjatë ditë së sotme, në një konferencë për media në Zabreg, po ashtu tha se në rast të një lufte NATO-Rusi, Kroacia do të tërhiqte ushtarët e saj. Sipas tij, Ukraina është shtet i korruptuar dhe nuk e ka vendin në NATO.